ereza-807x520

Erëza për trupin dhe fytyrën tuaj

Erëzat janë “magjistare” të kuzhinës. Mjafton pak trumzë, borzilok apo rozmarinë dhe receptorët e shijes zgjohen menjëherë. Por përdorimi i tyre nuk kufizohet vetëm në pjatë! Këto bimë të bukura e çudibërëse janë po kaq “të shijshme” për lëkurën dhe shëndetin në tërësi!

Periskopi.com Shëndeti

Kur ndodheni para raftit të erëzave dhe jeni në mëdyshje se me çfarë do të rafinoni gatimin tuaj të radhës, tregohuni paksa “egoistë”. Jo në sensin, që të përdorni atë që ju shijon më shumë, por zgjidhni erzën me “super fuqi” për lëkurën dhe trupin! Borziloku është një shoqërues perfekt i domateve. Së fundmi, ai ndeshet në një numër të madh produktesh kozmetike. Ende nuk është vërtetuar se produkte të tilla, janë më efektive se sa ato çfarë na ka ofruar tregu gjer më sot. Por në valën e trendit, “çdo gjë duhet të jetë organike”, këto bimë e erëza janë kthyer ndër përbërësit kryesorë të kozmetikës. Aromat e njohura të tyre të zgjojnë ndjesi të mira dhe besimin se kremi apo shampoja, janë tërësia e premtimeve të mbyllura në një kuti.

Kjo risi nuk ka asgjë të mbrapshtë. Për shembull shafrani, një ndër erëzat më të kushtueshme ndihmon lëkurën e thatë. Ai stimulon hidratimin e saj. Shkumat e dushit me përmbajtje të piperit të zi, jo vetëm që shpërndajnë një ndjesi relaksuese gjatë banjës, por nxisin qarkullimin e gjakut e shërbejnë si antiseptikë.

piper

Vajrat eterik të borzilokut ulin stresin dhe qetësojnë trupin dhe shpirtin pas një ditë të lodhshme. Aftësia që rozmarina ka në stimulimin e sistemit kaardiovaskular, nxit furnizimin më mirë me oksigjen të lëkurës. Të gjitha këto fakte janë bindëse për të qenë një fans i çmendur i produkteve të tilla!