Bujanoc

810 euro gjobë se flamuri shqiptar valoi në Bujanoc

Për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në objektin partiak në Bujanoc, Gjykata për kundërvajtje e, ka dënuar me 810 euro Partinë Demokratike të këtij qyteti në Luginën e Preshevës.

Periskopi.com Lajme

Lideri i kësaj partie dhe kryetari i deri vonshëm i Bujanocit, Nagip Arifi nga Tërnoci i Madh do ta paguajë këtë gjobë pasi që, siç thotë “Blic” i Beogradit, “është fajtor për valëvitje të flamurit të shtetit të huaj më 28 nëntor 2014 në orën 08:00”, transmeton Koha.net

Në aktgjykim theksohet se krahas flamurit shqiptar nuk ishte vendosur edhe flamuri i Serbisë, ndërsa portali serb shton se “më në fund, pas dy vjetësh, është zbatuar klauzola dënuese mbi Ligjin,dukjen dhe përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Serbisë”.

Gazeta e Beogradit qahet pse në Bujanoc, nga 21 deri më 28 nëntor, çdo gjë është në shenjë të shënimit të Ditës së Flamurit shqiptar.