gerarc

Zyrtare: Gerrard pensionohet nga futbolli aktiv

Legjenda e Liverpoolit dhe Anglisë, Steven Gerrard ka njoftuar se në fund të këtij viti do të pensionohet nga futbolli aktiv

Periskopi.com Sporti

Ai ka thënë se është shumë i lumtur për karrierën e tij dhe skuadrat ku ka luajtur, Liverpool, Los Angelos Galaxy dhe Kombëtaren e Anglisë.

“Duke parë spekulimet e fundit të mediave rreth të ardhmes time, unë mund të konfirmoj se po pensionohem nga futbolli aktiv”, thuhet në komunikatën e Gerrard.

“Kam pasur karrierë të jashtëzakonshme dhe jam falënderues për çdo moment që kam kaluar në Liverpool, Kombëtaren e Anglisë dhe Los Angelos Galaxy”