swearing3-413871-780x439

Studim: Aq më shumë që shani, aq më intelegjentë jeni

Shkencëtarët ende nuk kanë përgjigje se cila gjini flet më shumë, por një gjë e dinë se femrat janë shumë më gojëndyra sesa meshkujt.

Periskopi.com Shëndeti

Sipas një studimi të vitit 2014, femrat i përdorin fjalët e ndyra 546 herë në një milion fjalë, përderisa meshkujt 540 herë.

Në vitet e hershme të viteve 1990’ta, femrat e kanë thënë fjalën ‘mu*’ katër herë më shpesh sesa meshkujt, por në vitin 2014 e kanë thënë 10 herë më shpesh.

Sidoqoftë, përderisa shumë njerëz mund të mendojnë se kjo sharje është një gjë e keqe, atëherë kemi lajme të reja për ju.

Sharja është shenjë e inteligjencës verbale – të paktën kështu thotë hulumtimi i publikuar në revistën Language Sciences.

Psikologët e këtij hulumtimi kishin zbuluar se njerëzit që shajnë më shpesh kanë aftësi më të fuqishme gjuhësore. Ata kanë cekur se personat që shajnë shumë e kanë aftësinë të kuptojnë se si t’i përdorin fjalët e ndryshme ofenduese në mënyrë ‘efektive’. /Telegrafi/