Kosovo A Divided Soul

Muza n’zgjebë

Periskopi.com Kulturë

Grija e pllakosur e së djeshmes në ndërtesat e socializmit me ngjall reminishencë të veçantë. Ma përfton qenien në skajin e saj, bardh e zi, për tu bërë vetë skaji i qenies time. Duhet të jetë e braktisur ajo ndërtesë që si shumë të tjera i venitë rrjedha e kohës. Andejpari pos ndonjë qeni a maceje me zgjebë, më shumë s’kalon njëri, se që kalon. Në oborrin e saj s’dëgjohet zë. Minimalizëm a brutalizëm arkitektonik, pak ka rëndësi. Pak ka rëndësi poashtu në e solli barazinë e deklamuar, apo në u sha borgjezia aty brenda. Sot ajo graviton e fshehur pas shpjegimit të ri të botës, si kallami pas therrave tjera që nuk u bën dot as kopje e keqe natyrës.

Fatlum SADIKU