arrestime-p-euml-r-prostitucion-dhe-ngacmime-t-euml-femrave_hd

5 të arrestuar për sulmin në Konsullatën e Turqisë në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në kuadër të hetimeve rreth gjuajtjes me koktej molotvi të Objektit të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, njofton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

Sulmin në konsullatë e konfirmoi për Klan Kosovën edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

Ai po ashtu njoftoi për arrestimin e disa personave.

Sipas Hoxhës, me t’u njoftuar për rastin, i cili ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ekipet emergjente e të hetuesisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku përveç dëmeve materiale, asnjë person nuk është lënduar, njofton Klan Kosova.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, tha po ashtu se ekipet e hetuesisë janë duke hetuar rastin derisa personat e arrestuar janë duke i intervistuar.