ujesjellsi-640x424

44 milionë euro borxhi i konsumatorëve ndaj KUR “Prishtina”

Përkundër periudhës së gjatë për faljen e borxheve, sipas Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, KUR Prishtina vazhdon të ketë numër të madh të borxhlinjve, ku shuma e përgjithshme shkon afër 44 milionë euro.

Periskopi.com Lajme

 

Ndërsa, pas përfundimit të kësaj periudhe kohore për kërkesën e faljeve të borxheve, numri total i konsumatorëve që kanë përfituar deri më tani duke hyrë direkt në kontratë për riprogramim të borxhit, është 48 mijë e 764.

Sa i përket borxhlinjve, zëdhënësja për media e KUR “Prishtina”, Arbërie Zogjani –Hiseni, u bën thirrje për pagesën e obligimeve, në të kundërtën ajo thotë se lëndët do të dërgohen në përmbarim.

“Shfrytëzojë rastin përmes jush të ju bëjë thirrje të gjithë konsumatoreve të KRU”Prishtina” të cilët nuk kanë kryer obligimet financiare ndaj nesh, të paguajnë borxhet  në të kundërtën ne jemi të detyruar që secilën lëndë ta dërgojmë në përmbarim, sikur edhe jemi duke vepruar”, tha Zogjani-Hiseni.

Ndërsa, ajo tregon sa ka përfituar kjo kompani nga projekti për faljen e borxheve.

“Numri total i konsumatoreve që kanë përfituara deri me tani duke hyrë direkt në kontratë riprogramimi të borxhit , është: 48,764 konsumatore, ndërsa vlera e shumës së borxhit të falur deri më tani është rreth 8, 830 ,285,51 euro. Vlen të theksohet se  vlera e inkasimit të përfituar nga këto kontrata është  1,855,826,45 euro dhe gjithashtu vlera e borxheve të riprogramuara me kontratë  është 4,921,942,33 euro, ndërkaq edhe me tutje kemi konsumatorë të cilët vazhdojnë të jenë borxhli ndaj KRU “Prishtina” ku shuma e përgjithshme shkon  mbi 43 ,754,364 euro”, ka shtuar më tej ajo.

Zogjani-Hiseni paralajmëron se ekipet e Taskforces te KRU “Prishtina“  vazhdimisht janë në terren për shkyçjen dhe shqiptimin e  gjobave ndaj borxhlinjve dhe keqpërdoruesve të ujit të pijshëm.