prokuroria-speciale-ka-ngrit-aktakuz-euml-kund-euml-r-32-personave-p-euml-r-terroriz-euml-m_hd-780x439

20 kandidatë në garë për kryeprokurorë të prokurorive themelore

Njëzet prokurorë janë në garë për pozitën e kryeprokurorit në gjashtë prokuroritë themelore të Kosovës. Në mesin e tyre, sipas listës të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, janë edhe kryeprokurorët aktualë, të cilët po synojnë edhe një mandat të dytë.

Periskopi.com Lajme

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtij procesi. Ka thënë se pas mbylljes së konkursit do të caktohet komisioni, i cili do të merret me këtë proces, por pa treguar se cilët janë kandidatët dhe pa e saktësuar se kur planifikojnë t`i bëjnë emrat publikë.

Megjithatë, në bazë të listës që e posedon gazeta, më së shumti kandidatë ka për pozitën e kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, gjithsej pesë kandidatë. Pastaj, katër kandidatë për Prokurorinë Themelore në Gjakovë; tre kandidatë për Prokurorinë Themelore në Ferizaj; dy kandidatë për Prokurorinë Themelore në Pejë e Mitrovicë, kurse vetëm një kandidat për Prokurorinë Themelore të Gjilanit.