auto_dhune1471428283-620x330

16 ditët kundër dhunës ndaj gruas

Organizuar nga Grupi i Grave Asambleiste, Zyra për Barazi Gjinore dhe përkrahur nga kabineti i kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, nesër fillon aktiviteti “16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas”.

Periskopi.com Lajme

Në kuadër të këtij aktiviteti, nesër në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës do të mbahet debat me temën “Dhuna, pasojat e saj dhe njohuritë ligjore”.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, në debat do të marrin pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit, Qendrës për Ndihmë Sociale, OJQ-së Women for Women etj.