poerior-650x358

11 vjeçarin e ngacmojnë online, bën publike mesazhet (Video)

Logan i kërkoi babait të tij që ta bëjë këtë video për dy arsye: Që t'i inkurajojë njerëzit e tjerë për të mos ngacmuar online, si dhe t'i inkurajojë njerëzit që ngacmimet të mos kenë efekt në jetën e tyre.

Periskopi.com Uncategorized
 Ai filloi të lexojë komentet që ia kanë bërë atij në videot që ka lansuar në internet, shkruan lajmi.net.

“Është qesharake sepse është shumë i trashë”. “Shpresoj që ta merr kancerin”

“Ndalo të vallëzosh trashaluq, je duke humbur ujë.”

Këto janë disa prej komenteve që i ka lexuar Logan drejtpërdrejtë. Sërish, në fund ai dha mesazhin që të mos ngacmojnë askënd online sepse nuk është e drejtë. Ai insiston që t’i ndihmojë në këtë mënyrë njerëzit e tjerë nga ngacmimet, pavarësisht sa shumë e përqeshin atë.

Shikojeni këtë video dhe kuptoni më shumë prej ngacmimeve që ka marrë. Kjo video është gjithashtu vetëdijësuese. Nëse jeni duke ngacmuar dikë, atëherë ndaluni për pak, kaloni në vendin e tjetrit dhe kuptojeni sa e rëndë mund të jetë.

Ka njerëz të cilët kanë bërë vetëvrasje si shkak i këtyre ngacmimeve.