final-foto_4793

​Krerët e policisë së Kosovës, në organizime të strukturave paralele (FOTO)

Komuna paralele e Mitrovicës Veriore ka organizuar të mërkurën akademi solemne kushtuar 72 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti në luftën e dytë botërore.

Periskopi.com Lajme

Në këtë ceremoni ishte prezent edhe shefi i Zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ndërsa janë parë edhe disa ministra serbë në Qeverinë e Kosovës, si Dalibor Jevtiq, Lubomir Mariq dhe të tjerë.

Në akademinë e cila filloi me intonimin e himnit të Serbisë dhe përfundoi me përshëndetjen ‘Rroftë Republika e Serbisë’, kanë marrë pjesë edhe disa nga krerët e policisë së Kosovës në veri.

KosovaPress-i ka siguruar fotografi nga kjo ngjarje e mbajtur dje në sallën ‘Mitrovacki Dvor’ në veri të Mitrovicës, ku në rroba civile shihen rreshteri i policisë Zhelko Bojiq, shef i operativës për rajonin e veriut dhe majori Goran Zhivkoviq, komandant i stacionit policor në veri të Mitrovicës.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress, ka kontaktuar me zëvendës drejtorin e policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, i cili tha se nuk ka ndonjë informacion se strukturat udhëheqëse të policisë së veriut kanë marrë pjesë dje në akademi. Ai, për veten e tij tha se nuk ka qenë as edhe i ftuar të marr pjesë aty, ndërsa u shpreh se nuk është në kompetencën e tij të përgjigjet për këtë. /KosovaPress/

final-foto_9670

final-foto_4793

foto-final-2