gjykata-850x566-780x439

​IKD: Arsyetime të pabaza për mbylljen e senacës në rastin “Stenda” për media

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj tashmë praktikës së mbylljes së seancave gjyqësore përmes të cilave ndalohet, kufizohet dhe censurohet liria e shprehjes, liria e mediave, shoqërisë civile dhe publikut për tu informuar dhe për të informuar rreth rasteve më të mëdha gjyqësore që përbëjnë interes të publikut.

Periskopi.com Lajme

IKD vlerëson se është e papranueshme qasja e gjykatësve të Gjykatës Themelore në Prishtinë për mbylljen e tërësishme të rastit “Mekaj” dhe mbylljen e njërit ndër rastet më të mëdha “Stenta”, të cilat përbëjnë interes të publikut.

IKD kërkon që të respektohen obligimet kushtetuese dhe ligjore për mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore për të gjitha palët në procedurë, duke përfshirë edhe informimin e publikut dhe medias në kuadër të kësaj kornize ligjore.

“Megjithatë, IKD kundërshton arsyetimet e paqëndrueshme dhe të pabazuara në Kushtetutë dhe ligje për të mbyllur proceset gjyqësore për publikun dhe median për shkak të tekeve të cilitdo gjykatës”, thuhet në një reagim të IKD-së.