​Terapi me dritë për të ndalur Alzheimerin

Alzheimeri mund të kurohet me dritë, sipas një studimi të zhvilluar nga shkencëtar të “Massachussets Institute of Technology” (MIT), që kanë verifikuar se një terapi me dritë flesh si ajo e diskotekave në sy stimulon qelizat imunitare të asimilojnë proteinat beta-amiloide, që shkaktojnë këtë sëmundje.

Periskopi.com Shëndeti

Sipas këtij studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature”, niveli i duhur është 40 goditje drite në sekondë, që është ketër herë më e lartë se sa dritat e diskotekave.

Zhvillimi i proteinës beta-amiloide është një nga ndryshimet e para që vërehen në trurin e të sëmurëve me Alzheimer. Grumbullohet duke krijuar pllaka që mendohet se shkaktojnë vdekjen e neuroneve dhe humbjen e memories.

Prej shumë kohësh studiohen mënyra për të parandaluar ndalimin e këtyre pllakave me ilaçe, por rezultatet deri tani kanë qenë zhgënjyese.

Studiuesit të drejtuar nga Li-Huei Tsai kanë përdorur metodologjinë që shfrytëzon dritën. Kur minjtë janë vendosur përballë fleshit të dritës për një orë, u vu re një reduktim i ndjeshëm i proteinës beta-amiloide në 12-24 orët e ardhshme, në pjesët e trurit që lidhen me shikimin.

Duke e përsëritur këtë terapi çdo ditë për një javë, rënia e kësaj proteine ka qenë edhe më e lartë. Në të njëjtën mënyrë, një stimulim me dritë të drejtpërdrejtë në zonën e trurit të specializuar për memorine, hipokampusi, ka sjellë sërish një reduktim të proteinës beta-amoloide.

Drita funksionon sepse stimulon qelizat imunitare që ndodhen në atë zonë të godasin agjentët patogjenë të rrezikshëm, si proteina beta-amiloide. Ideja është që duke eleminuar këtë proteinë dhe duke ndaluar krijimin e pllakave, arrihet të bllokohet përparimi i sëmundjes dhe të simptomave të saj.

Në këtë mënyrë mund të zhvillohet një terapi pa dhimbje dhe pasoja anësore. Kjo metodë do të provohet tani të njeriu dhe studiuesit kanë kërkuar autorizimin nga “Food and drug administration”.