​Haradinaj takon strukturat e AAK-së

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur takime të ndara me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të degëve të Prishtinës, Lipjanit, Kaçanikut, Podujevës, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe të Pejës.

“Në takime të ndara me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të degëve të Prishtinës, Lipjanit, Kaçanikut, Podujevës, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe të Pejës, i njoftova për dinamikat dhe prioritetet e Qeverisë. Bashkëbiseduam edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme të partisë, të cilat i kam shpallur ditë më parë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.